Luftëtari i UFC-së e lë qëllimisht pa ndjenja tifozin e vet (VIDEO)
Në një shfaqje që po mbahej në Gjermani, luftëtari i UFC-së, Jon Jones, e mori një kërkesë të çuditshme. Një tifoz i tij i kërkoi që t’ia marrë frymën me një lëvizje që është mjaft e famshme në botën e arteve të përziera marciale.
Kampioni i peshave të lehta në UFC e bëri një paraqitje në një shfaqje fitnesi në Gjermani fundjavën e kaluar, ku i kaloi disa momente që do t’i mbeten në mendje përgjithmonë.
Here’s @JonnyBones (willingly) choking out a fan in Germany pic.twitter.com/ui8XSHPLsA
— Lucas Grandsire (@GrandsireMMA) April 8, 2019
Një tifoz i kërkoi Jon Jonesit që t’ia bëjë lëvizjen e njohur si “rear naked choke” në botën e arteve të përziera marciale. Jonesi ia plotësoi këtë dëshirë tifozit të vet.
Për shkak të këtij veprimi, tifozi në fjalë mbeti pa ndjenja, megjithatë Jones i erdhi menjëherë në ndihmë duke ia ngritur këmbët më lart. Sapo u zgjua, kjo dyshe u përqafua.
Jones do të kthehet në ringun tetëkëndësh më 6 korrik, kur do ta mbrojë titullin e kampionit të peshave të lehta kundër brazilianit Thiago Santos.



