E ka këmbën si mos më keq, por ka vendosur ta luajë derbin e së shtunës (FOTO)
Sergio Canales, lojtar i Real Betis, dëshiron të jetë në derbin e ardhshëm, që do të luhet të shtunën në “Ramón Sánchez-Pizjuán”.
E synon këtë me të gjitha kostot, edhe pse kjo do të varet nga situata e kyçit të këmbës së djathtë të tij. Spanjolli ka bërë me dije në rrjetet sociale se zona e inflamacionit të këmbës ka filluar të minimizohet…
Ai u dëmtua në sfidën e fundit kundër Villarrealit, pas një ndrydhjeje të kaviljes. Në fillim, kyçi i këmbës ishte shumë i nxirë, diçka që po largohet pak e nga pak me kalimin e kohës. Këtë gjë donte ta theksonte në Instagram, me fjalët: “Tashmë ka ngjyrë më të mirë”.

Canales lë të kuptohet se ndihet mirë (!!!), se nuk do ta humbasë derbin Sevilla-Real Betis, por nuk mund të flitet me siguri deri nesër, ose të enjten, kur të bëjë testet mjekësore. Vetëm pas tyre do të qartësohet, nëse mund të luajë po jo në derbin kundër Sevilla. Një sfidë e planifikuar për të shtunën, në Nervión, nga ora 20:45.



