Tottenham e bën ‘sefte’ në stadiumin e ri në LK, Son ia terron Guardiolës (VIDEO)

Tottenham e bën ‘sefte’ në stadiumin e ri në LK, Son ia terron Guardiolës (VIDEO)

Tottenham e ka befasuar Manchester Cityn në ndeshjen e parë, duke e mposhtur me rezultat minimal. 

‘Qytetarët’ e nisën më mirë ndeshjen, kur në minutën e 13-të pas ndihmës së VAR-it u akordua penallti, të cilën e huqi Sergio Aguero. Në anën tjetër, Hugo Lloris nga tre penallti në vitin 2019, nuk e ka pësuar asnjë gol, duke e konfirmuar momentumin e madh në të cilin ai gjendet.

Më pas, ndeshja u baraspeshua ndërsa dominimi i takonte ekipit të Guardiolës.

Por lajme të këqija për vendasit erdhën në minutën e 58-të kur sulmuesi kryesor Harry Kane pësoi lëndim të rëndë.

Kjo nuk e ndali aspak skuadrën e Pochettinos të kërkonte golin, të cilin e gjetën tek në minutën e 78′ me super Heung Min-Son, që shënoi thuajse nga hiçi dhe vulosi rezultatin e ndeshjes 1-0.

Deri në fund nuk ndryshoi asgjë dhe ‘Gjelat’ morën një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë, ku e bën edhe ‘sefte’ në stadiumin e rinovuar ‘White Hart Lane’.

Takimi i kthimit ndërmjet këtyre dy skuadrave luhet në ‘Etihad’ javën tjetër. /Periskopi/

Shpërndaje në: