Ibra vazhdon me deklarata epike: Veç fanella e Messit vlen sa krejt karriera e tij

Ibra vazhdon me deklarata epike: Veç fanella e Messit vlen sa krejt karriera e tij

Zlatan Ibrahimovic ka thënë se fanella e Messi vlen sa e gjithë karrierë e Chris Smalling

Manchester United do të përballet sonte me Barcelonën në kuadër të Ligës së Kampionëve me Chris Smalling që ka një mision të vështirë, ta ruaj Messin, shkruan Periskopi.

Sipas Ibrahimovicit gjasat që Smalling ta ndalë Messin janë minimale.

Madje, sulmues suedez që aktualisht është pjesë e LA Galaxy ka thënë se vetëm fanella e ‘Pleshtit’ ka vlerë sa e tërë karrierë e mbrojtësit anglez.

“Fanella e Messit vlen sa e gjithë karriera e Smalling,” ka thënë Ibra.

Kujtojmë që në ta kaluarën Ibrahimovic ka qenë bashkëlojtarë me Messin te Barça, por edhe me Smallingun te Manchester United. /PERISKOPI/
Image result for ibra and messi barcelona
Image result for ibra and smalling

Shpërndaje në: