“Guardiola më largoi nga Barça pasi i thashë se trofetë do t’ia fitojë unë dhe jo Messi”
Samuel Eto’o është rikthyer të flasë për mardhënien e tij me Pep Guardiolan gjatë kohë sa luante te Barcelona për kanalin e njohur televiziv “Bein Sports”.
Eto’o tashmë 38 vjeçarë dhe luan në klubin QSL El Qatar Sports Club ka zbuluar kontaktet e tij të para me Guardiolan që kur ai erdhi në krye të klubit, teksa në fund tregon se si Guardiola i kishte kërkuar të falur.

“I thashë Guardiolas që do isha unë që do i fitoja trofetë Barcelonës dhe jo Messi, në fund kështu ndodhi. Isha unë që i fitova trofetë te Barcelona dhe në fund Pep më kërkoi të falur”, deklaroi Eto’o.
Ai gjithashtu zbulon edhe momentin e largimit nga klubi azulgrana edhe pse kishte fituar gjithçka që mund të fitohej.
“Edhe pse kisha shënuar 30 gola në atë edicion, agjenti im më tha se klubi dëshiron të të nxjerrë në shitje dhe kjo ishte kërkesë speciale e Guardiolas”, rrëfeu kamerunasi.
Në fund Eto’o e falenderoi Guardiolan, pasi që ai ishte shkaktari që u largua nga Barcelona dhe shënoi një tjetër epokë suksesi te Inter duke fituar gjithashtu të gjitha trofetë.




