Ledri Vula publikon fotografi duke luajtur futboll, thotë se po e kërkon Real Madridi
Yje të shumtë të skenës ishin pjesë e ndeshjes bamirëse të njohur si ‘Loja e Yjeve’ që u zhvillua të shtunën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Futbollistët shqiptarë me karrierë ndërkombëtare, Granit Xhaka dhe Milot Rashica, me skuadrat e tyre u vunë përballë njëri-tjetrit.
Ndeshja përfundoi baras, 4-4, por pari spektakël dhe të pranishmit u kënaqën me atë që panë në fushë.
Ky i fundit, ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet në një nga momentet e lojës duke udhëhequr me topin.
“Po më kërkojnë Reali, veç edhe me ditë me lujt”, kanë qenë fjalët e reperit në mbishkrimin e kësaj fotografie. /Telegrafi/



