Rexhep Selimi ironizon me dorëheqjen e Haradinajt: A ra vet, a e rrzoi dikush, nuk po e di

Rexhep Selimi ironizon me dorëheqjen e Haradinajt: A ra vet, a e rrzoi dikush, nuk po e di

U bënë tashmë më shumë se një javë prej se dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Sipas Haradinajt dorëheqja erdhi si pasojë e ftesës së pranuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte, shkruan Periskopi.

Kësisoj, Qeveria ra dhe sipas Kushtetutës, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Megjithëse, nga opozita veçse kishin filluar të punonin për rrëzimin e Qeverisë së koalicionit PANA.

Haradinaj në mbledhjen e qeverisë kishte dorëzuar dorëheqjen dhe këtë pa i paralajmëruar partitë me të cilat ishte në koalicion.

E së fundmi, deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka publikuar një fotografi në njërin prej rrjeteve sociale që posedon.

Në fotografi shihet një urë e shembur ku citon të ketë thënë: A ra vet, a e rrzoi dikush, nuk po e di…” përfundon shkrimin Selimi.

Si duket nëpërmes këtij publikimi, Selimi ka përçuar një mesazh të fshehtë për dorëheqjen e Ramush Haradinajt./Periskopi/

Shpërndaje në: