Gucati: S’kemi njohuri se Rilind Berisha u ftua nga Specialja, megjithatë prej saj pritet gjithçka
Rilind Berisha, zyrtar në ministrinë e Drejtësisë sot ka njoftuar se Gjykata Speciale i ka bërë ftesë për intervistim, arsye për të cilat nuk ka njohuri. Periskopi ka kontaktuar kryetarin e OVL-UÇK’së për ta pyetur rreth këtij rasti, meqë del se ky person gjatë luftës ka qenë fëmijë.
Gucati ka thënë se si organizatë nuk ka informata për një ftesë të tillë, megjithatë thotë se se Specialja mund të pritet gjithçka.
‘’Ne nuk kemi pranuar një informatë se personi në fjalë ka pranuar një ftesë të tillë. Ndërsa nga Gjykata Speciale mund të presim gjithçka, vetë e kemi themelu dhe gjithçka mund të presim prej saj. Ajo ka thirrë edhe civil në intervistë dhe jo vetëm ish-ushtarë të UÇK-së”, thekson Gucati.
Berisha thotë se ka mbetur i habitur nga ftesa dhe se nuk e di arsyen pse do të intervistohet.
‘’Të nderuar miq,
Me datë 18.07.2019 kam marrë ftesën ma të befasishme në jetën time. Më 5 gusht duhet të paraqitem para Gjykatës Speciale në Hagë. Nuk e di arsyen për të cilën do të intervistohem, nëse veç mund ta përdorim termin arsye për këtë gjykatë krejtësisht të paarsyeshme./PERISKOPI/



