Dalin pamjet e tmerrshme nga Teksasi, shihni si fshihen njerëzit nga sulmuesit
Së paku 18 persona kanë mbetur të vdekur pas një sulmi të armatosur në një qendër tregtare në El Paso të Teksasit.
Sulmi ka ndodhur këtë të shtunë në dyqanin e rrjetit të njohur, “Walmart”, ndërkaq dhjetëra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Në mediat e huaja janë publikuar disa pamje të rënda ku blerësit që ishin në qendrën tregtare tentojnë të fshihen për ti shpëtuar vdekjes.
Në pamjet e publikuara shihet një burrë i cili fshihet nën një tavolinë metali, ndërkohë që sulmuesi po qëllonte pa pushuar.
Lidhur me këtë sulm deri më tani janë arrestuar tre të dyshuar.





