Renditja e FIFA-s: Kosova me rekord historik
FIFA ka publikuar renditjen e re të ekipeve kombëtare për muajin shtator pas ndeshjeve të luajtura – shkruan Periskopi.
Kosova po vazhdon të fitojë pozicione pas rezultateve pozitive duke e kapur vendin e 119. “Dardanët” fituan një pozicion pas fitores me Çekinë dhe humbjes me Anglinë.
Ky është rezultati më i mirë i ekipit të Bernard Challandes në histori.
Ndërsa, Kombëtarja e Shqipërisë nuk ka humbur apo fituar asnjë pozicion duke mbetur në vendin e 64 pas humbjes me Francën dhe fitores me Islandën.
Kurse në vendet e para, Belgjika mbetet e paprekshme në vendin e parë. Franca ka kaluar e dyta duke e ulur Brazilin në vendin e tretë. Anglia mbetet në vendin e katërt.
Kjo është ranglista e FIFA-S: /Periskopi/




