Arsenali do të zhvillojë një ndeshje në Europa League sot që është krejt ndryshe nga çdo ndeshje tjetër
Arsenali do ta zhvillojë ndeshjen e fazës së grupeve në Europa League kundër Vitorias SC në një kohë të pazakontë të mërkurën, për t’iu shmangur trafikut të ngjeshur në Portugali.
Përballja do të zhvillohet poashtu në një orar të pazakontë, derisa fillon nga ora 16:50 – një ditë më herët se 23 ndeshjet e tjera në kuadër të kompeticionit, raporton Periskopi.
Rivali tjetër portugez, Braga është nikoqir i Besiktasit në “Muncipal Stadium” të enjten, vetëm 20 kilometra larg stadiumit të Vitorias.
Duke ndryshuar orarin e ndeshjes me Arsenalin, Uefa shpreson ta heqë paksa presionin e trafikut nga autoritetet portugeze.
Ndeshjet e Europa Leagues gjithmonë zhvillohen të enjteve me fillim nga ora 18:55 dhe 21:00. /Periskopi.com/



