Paqe në Drenas, Prishtina e poshtëron Llapin
Prishtina ka shënuar një fitore të thellë në ‘Zahir Pajaziti’, duke e mposhtur 1:4 skuadrën e Llapit, shkruan Periskopi.
Endrit Krasniqi në minutën e 25’ kaloi në epërsi Prishtinën, pas një aksioni të mirë.
Në minutën e 32’, kryeqytetasit dyfishuan me anë të Armend Halitit.
Minuta e 47’, solli edhe golin e tretë për Prishtinën, kur shënoi Ahmet Januzi, ndërsa Armend Thaqi në minutën e 71’, shënuan për 0-4.
Golin e nderit për vendasit e shënoi Kastriot Selmani, në minutën e 75’
Kurse, Feronikeli dhe Drita janë ndarë në paqe.
Feronikeli arriti që ta rrezikoj gjatë pjesës së parë portën e Dritës mirëpo prap pjesa e parë përfundoi pa gola por vetëm me kartonin e verdhë që e mori Liridon Leci i Dritës.
Me fillimin e pjesës së dytë Feronikeli përsëri rrezikon por prap Drita shpëton, skuadra nga Drenasi arriti një dominim të lehtë por pa arritur as gjë konkrete.



