Këto nuk janë kohë normale, rendi botëror është dobësuar
Francis Fukuyama e ka korigjuar tashmë prej vitesh parashikimin e tij për një fitore totale dhe të pakthyeshme të politikave liberale që, pas rënies së Murit të Berlinit, e kish përkthyer në “Fundin e Historisë”, titulli i një libri me sukses të jashtëzakonshëm.
Pas zgjedhjeve në SHBA, ndryshimi i kursit për historianin konservator të Stanfordit bëhet më radikal: mbërrin deri aty sa të shprehë frikën për një degjenerim të sistemeve politikë demokratikë të Perëndimit, si dhe një shpërbërje të rendit global të pasluftës, rend i cili i dha stabilitet botës, duke filluar që nga viti 1945.
Në një intervistë për Corriera Della Sera, këto i thotë politologu i famshëm konservator Francis Fukuyama.
CDS: Mjafton një sipërmarrës populist në Shtëpinë e Bardhë për të hedhur në erë ekuilibrat planetarë?
FF: Ata ekuilibra ishin të kërcënuar prej kohësh, jo vetëm nga qasja agresive që kishin ndërmarrë tashmë Rusia dhe Kina, por edhe nga rritja e nacionalizmave në Europë. Por, Shtetet e Bashkuara shërbenin si digë. Por, nëse edhe fuqia hegjemone hyn në këtë vorbull, gjithçka ndryshon. Rendi aktual bazohet mbi një rrjet marrëveshjesh shumëpalëshe, të cilat garantojnë sigurinë dhe rregullojnë marrëdhëniet ekonomike.
Trumpi ka vënë në diskutim vlefshmërinë, si të NATO’s, ashtu edhe të aleancave në Azi, me vende si Japonia dhe Korea. Për më tepër, ai dëshiron të shfuqizojë dhe të rinegociojë marrëveshjet tregëtare si dhe ka hedhur në kosh tashmë marrveshjen e Trans Paqësorit, duke krijuar kështu zbrazëti, të cilën Pekini ka nisur që tani ta mbushë.
CDS: Trumpi është edhe një sipërmarrës, i mësuar që të negociojë për gjithçka. Nuk mund të kufizohet në rinegociimin e aleancave, për të përfituar kushte më të favorshme për SHBA?
FF: Sigurisht, kjo është një shpresë. Trumpi ka një personalitet të dyfishtë. Nga njëra anë negociatori, nga ana tjetër personazhi i marrë që i jepet zemërimit, kërcënon me hakmarrje. Pyetja e vërtetë është: çfarë do të bëjë kur do të kuptojë se përmes negociatave, nuk do të arrijë të sigurojë atë që u ka premtuar zgjedhësve: do të jetë pragmatist dhe i përgjegjshëm, apo do të fillojë të ndëshkojë kundështarët e tij duke nisur një spirale raprezaljesh? Nuk e dimë. Në kohëra normale, mundet edhe të shpresojmë për më të mirën.
Por këto nuk janë kohëra normale: fenomeni Trump rrezikon të ushqejë nacionalizma, lëvizje autoritare dhe ksenofobe që po ziejnë në Europë, ndërkohë që Kina është vënë në lëvizje tashmë: me marrëveshjen e transpaqësorit do të ish lënë përjashtë, ndërkohë që tani, me “grisjen” e kësaj mërrëveshjeje, që po u propozon vendeve të tjera aziatike marrëveshje që nxjerrin jashtë loje Ameriken. Pastaj, është edhe kurthi i Putinit.
CDS: Ka nga ata që thonë që, nëse NATO nuk do të ishte zgjeruar në Lindje, Putini nuk do të kishte reaguar.
FF: Një gabim pranimi i vendeve balltike në NATO? Një argument i mirë për historianët, por tashmë kjo është palidhje. Estonia, Letonia dhe Lituania janë brenda dhe gëzojnë mbrojtjen e Nenit 5 të Marrëveshjes së Atlantikut. Pork jo gjë duket si intereson shumë Trumpit, i cili pothuaj e ka justifikuar aneksimin e Krimesë nga ana e Putinit.
President i ri injoron shumë aspekte të politikës së jashtme, por komentet e tij të vazhdueshme dhe gjithmonë me një drejtim, në favor të Putinit deri në thurje elozhesh, justifikojnë dyshimin se lideri i Kremlinit, ka një lloj “leve të fshehur”, një fuqi presioni të padukshme presioni mbi Trumpin: ndoshta ky i fundit ka qenë i zhytyr në borgje tek biznismenë rusë për të mbajtur në këmbë perandorinë e tij ekonomike.
CDS: Dyshime të rënda. I druheni një shfaqje të forcës nga rusët në rajonin e Baltikut?
FF: Sipas një studimi të Rand Corporation, pa mbrojtjen e duhur, Moska mund t’i pushtojë ato republika brenda 60 orësh. Nuk besoj se do ta bëjë, Neni 5 ka ende besueshmërin e tij. Viktimat e para të tentativave të Trumpit për paqësimin me Moskën do të jenë Ukraina dhe Gjeorgjia: janë jashtë ombrellës së NATO’s.
CDS: Ju keni frikë për demokracitë liberale. Por janë mekanizmat demokratikë që po i japing hapësirë populizmit. Trumpi ishte në gjendje që të kapë ankthet e “të harruarve”, atyre që kanë humbur prej globalizimit. Kështu ndodh edhe gjetkë.
FF: Në një farë kuptimi, rezultati i këtyre zgjedhjeve tregon që demokracia funksionon: kishte një hapësirë gjithënjë e më të madhe shqetësimi, që partitë tradicionale nuk ishin në gjendje ta përfaqësonin. Trumpi po. Në Europë shohim lëvizje të ngjashme. U japin zë shqetësimeve reale, por nuk ofrojnë zgjidhje demokratike që të jenë realisht të praktikueshme.
Dhe kudo shohim revoltën e fushatave të të pashkolluarve, ndaj qyteteve me njerëz të arsimuar. Në SHBA, brendësia e vendit kundër metropoleve të brigjeve, në Britaninë e Madhe qytetet e deindustrializuara kundër Londrës, por vlen edhe për Hungarinë, kur Orbani është popullorë kudo, por jo në Budapest, apo edhe për turkun Erdogan, që ka mbështetje kryesisht në fshatra. E vërtetë është kjo edhe për vet Putinin, shumë popullorë kudo, por jo në Shën Petërsburg dhe në Moskë.
Corriere della Sera – përkthyer nga www.bota.al



