A dha dorëheqje edhe sekretari i LDK’së, Imri Ahmeti?

A dha dorëheqje edhe sekretari i LDK’së, Imri Ahmeti?

Tash e dy ditë zhvillimet brenda LDK’së nuk kanë të ndalur. Hykmete Bajrami dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së partisë dhe e njëjta kërkoi dorëheqjen e Abdixhikut, shkruan Periskopi.

Derisa po raportohet për dorëheqje, burime të Periskopit kanë bërë me dije se dorëheqje ka dhënë edhe sekretari i kësaj partie Imri Ahmeti.

Periskopi e ka kontaktuar Ahmetin disa herë, por deri në publikimin e këtij teksti i njëjti nuk është përgjigjur.

Ndryshe edhe Abdixhiku ka bërë një reagim në Facebook, ku ka “thumbuar” kundërshtarët e brendshëm në parti se ndaj tij po zhvillohet një përpjekje për eliminim politik.

Më shumë se dorëheqja nuk ka çfarë të ofrojë një politikan. Eliminimet politike mund të jenë legjitime si aspiratë, por edhe për to vendos anëtarësia si tërësi, jo ne individualisht.”, u shpreh ai.

Kujtojmë se këto zhvillime po ndodhin pas debaklit që pësoi kjo parti në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Ndërkohë dje u raportua se në rast se largohet Abdixhiku, kandidatë potencial për të parin e LDK janë: Hykmete Bajrami, Lutfi Haziri, Abudllah Hoti dhe Arben Gashi./PERISKOPI/

Bajrami: Dje në mbledhje kërkova dorëheqjen e Abdixhikut dhe ofrova dorëheqjen time nga nënkryetare e LDK-së

Abdixhiku: Më shumë se dorëheqje s’kam çfarë të ofroj, shihemi në Kuvendin e LDK’së

Shpërndaje në: