A do të hetohet lënda e tretur e doktor Kamishit për manipulime në Universitet?

A do të hetohet lënda e tretur e doktor Kamishit për manipulime në Universitet?

Një hetim i nisur nga Prokuroria e EULEX-it kundër deputetit Bekim Haxhiu, ish-rektorit Mujë Rugova, Shkurte Rrecajt, Faton Morinës, Hajrije Hundozi – Hysenajt dhe Isuf Dedushaj, është bllokuar posa u është transferuar prokurorëve vendës. Hetimi ka nisur më 26 maj 2014. Prokuroria ka afat edhe një muaj e gjashtë ditë për të ngritur aktakuzë, ndryshe mbyllet afati ligjor i hetimeve. Por, vendësit nuk kanë treguar se ku është lënda kundër Kamishit dhe “grupit kriminal” siç cilësohej nga EULEX-i.

Shpërndaje në: