A do të jetë Anton Quni kandidat për kryetar të Prizrenit? Kështu përgjigjet për Periskopin

A do të jetë Anton Quni kandidat për kryetar të Prizrenit? Kështu përgjigjet për Periskopin

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka caktuar datën 12.10.2025 si ditën kur do të mbahen Zgjedhjet lokale në Kosovë. Ky vendim është marrë disa ditë pas takimit me përfaqësuesit e partive politike në Kosovë, për konsultim në lidhje me caktimin e datës së Zgjedhjeve lokale, shkruan Periskopi.

Disa parti politike kanë nisur t’i bëjnë të ditur kandidatët, ku në shumicën e Komunave, kryetarët aktual do të jenë kandidat edhe për një mandat.

Por do të ketë Komuna ku kryetarët aktual do të zëvendësohen me emra tjerë.

Periskopi ka pyetur deputetin e LDK-së, Anton Quni nëse ka synim për të kandiduar sërish për kryetar të Komunës së Prizrenit.

Quni u shpreh shkurtimisht ‘Jo’.

I njëjti shtoi se kryesia e LDK-së ende nuk ka vendosur për emrin e kandidatit.

Deri tani, LDK ka njoftuar se kryesia e Degës ka votuar unanimisht Arbër Ismajlin si kandidat për kryetar të Komunës, ndërsa në Deçan, garon me Jeton Mushkolaj.

Nga PDK, deri tani zyrtarisht në garë janë Ramiz Lladrovci për kryetar të Drenasit, ndërsa për Vushtrri është Ferit Idrizi i cili synon edhe një mandat tjetër si kryetar i kësaj komune.

Kurse, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se edhe për një mandat tjetër për kryetarë komunash do të garojnë Ardian Gjini në Gjakovë, Bali Muharremaj në Suharekë, Smajl Latifi në Rahovec, Zenun Elezaj në Klinë dhe Bashkim Ramosaj në Deçan. ish-kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha, ka marrë mandatin për të garuar edhe një herë për kreun e Komunës.

Për kryetar të Novobërdës AAK do të garojë me kandidatin Ajet Avdyli.

Në anën tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 26 qershor do të hap afatin për aplikim të subjekteve politike që do të kërkojnë certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për Kuvende Komunale./Periskopi/

Shpërndaje në: