A do të kthehet tek Arsenal? Wenger zbulon planet

A do të kthehet tek Arsenal? Wenger zbulon planet

Arsene Wenger ka folur për planet e tij lidhur me të ardhmen dhe për një rikthim të mundshëm te skuadra e Arsenal.

Francezi kalonte 22 vite si drejtues i stolit të ‘Gunners’ para se të largohej në vitin 2018.

Sipas deklaratave të fundit nga ai, ai nuk ka synime që të kthehet te skuadra londineze, përkundër krizës së madhe që po kalojnë ata.

“I kam dhënë këtij klubi vitet më të mira të jetës sime”, ka thënë Wenger, transmeton Periskopi.

“Sot klubi është në formë të mirë. Ata kishin dy ndeshje të vështira, skuadra ka potencial dhe shpresoj të rikthehen”, shtoi francezi.

“Për momentin jam vetëm tifoz”, përfundoi 71 vjeçari.

Kujtojmë se Arsene Wenger merrte timonin e Arsenal në vitin 1996, si pasues i Bruce Rioch. /Periskopi/

Shpërndaje në: