A do të largohet kjo klasë politike me finalizim të marrëveshjes me Serbinë? Ja si përgjigjet Thaçi

A do të largohet kjo klasë politike me finalizim të marrëveshjes me Serbinë? Ja si përgjigjet Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi sonte përballë analistëve në Zonën e Debatit ka folur për proceset e rëndësishme që po kalon Kosova, por edhe për problemet e brendshme në vend.

Thaçi i pyetur nga analisti Ilir Mirena se  ‘’A e shihni edhe ju si përfaqësues i klasës politike, finalizimin e një marrëveshje me Serbinë, a e shihni si fundin e karrierës suaj politike që e përfaqësoni?’’

Thaçi përgjigjet;

‘’Ne kemi fituar luftën dhe si PDK kemi humbur zgjedhjet. Por s’ka qenë fundi i botës. Për reforma, për jetë më të mirë, të lidhura me ta dhe për zhvillimin e vendit. A ka tendeca për reforma që të shkojë më mirë, ju jeni që vlerësoni. Gjithmonë ka gjëra për t’u bërë më mirë. Qytetarët vendosin se a është fundi i kësaj klase politike. Do  të ishte sukses historik i kësaj garniture politke nëse përmbyll marrëveshjen historike. Unë kam thënë që nuk kthehem as në Qeveri, as në Kuvend. Si qytetar do të dalë me votu. Secili vendos vetë se a ka pretendim për vazhdimin e karrierës politke, a po jo. Me Vuciqin jemi armiq , nuk jemi miq. Kemi luftuar me njëri tjetrin dhe sot nuk jemi miq’’, ka thënë Thaçi./PERISKOPI/

 

 

Shpërndaje në: