A do të nënshkruajë Kurti Zajednicën, sipas Aida Dërgutit?

A do të nënshkruajë Kurti Zajednicën, sipas Aida Dërgutit?

Në këtë pyetje, Aida Dërguti, e ftuar e Ilir Mirenës dhe Periskopit në intervistën që transmetohet në T7, thotë kështu:

Unë mendoj që ai duhet me marrë përgjegjësinë që i takon. Nëse ke kërku votë dhe ke kërku krejt, ke marrë përgjegjësinë për të qeverisë. Tani nuk ka një dialog tjetër për këtë kryeministër dhe një tjetër për ish kryeministrat. Mendoj që procesi i dialogut ka ecë në një vijë të qartë kah po shkon.

Besoj që opozita në të kaluarën ka qenë jashtëzakonisht polarizuese me mjetet që ka përdorë për të penguar procesin. Tani Kurti nuk ka ku ikë, nuk mund t’i zhbëj proceset që kane ecë. Nuk ka dy Amerika.

(Vetëvendosje sic), Më shumë po duket që në momente të caktuara, duke mos pasë aftësinë e mjaftueshme për të qeverisur, se thanë në fushatë dialogu është piroritet i shtatë. Ndonëse proceset që zhvillohen nuk janë shumë nën kontrollin tonë, hapat e politikes së jashtme përcaktohen edhe nga zhvillimet në nivel ndërkombëtar”, thotë Dërguti, përcjell Periskopi.

Linku i intervistës:

Shpërndaje në: