A do t’i bëni gardën e nderit Realit që fitoi La Ligan, Pep Guardiola përgjigjet: Jo

A do t’i bëni gardën e nderit Realit që fitoi La Ligan, Pep Guardiola përgjigjet: Jo

Nesër me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet takimi  i gjysmëfinales së dytë ndërmjet Realit dhe Man Cityt në Ligën e Kampionëve.

Sot para mediave është paraqitur edhe trajneri i Cityt, Pep Guardiola ku foli para ndeshjes, shkruan Periskopi.

Ai u pyet nga gazetari se a do t’ia bëjë garden e nderit klubit të Realit që fituan La Ligën, Guardiola u përgjigj shkurtë dhe prerë.

“A do t’i bëni Gardën e Nderit Real Madridit nesër pasi ata fituan La Ligën?”

“Jo… Kjo çështje nuk ka të bëjë me Champions League. Nuk kam asgjë për të thënë”, tha ai.

“Pra, nuk do t’i jepni Real Madridit një Gardë Nderi? Pep Guardiola: “Kjo është një kompeticion i UEFA-s…”

Shpërndaje në: