A e detyroi VV-në rritja e Daut Haradinajt dhe dështimi i Arben Vitisë të kërkojë shtyrjen e zgjedhjeve lokale?

A e detyroi VV-në rritja e Daut Haradinajt dhe dështimi i Arben Vitisë të kërkojë shtyrjen e zgjedhjeve lokale?

Gara e zgjedhjeve komunale për kryeqytetin, Prishtinën, po merr kthesa të paparashikueshme. Arben Vitia, pretendenti kryesor për ta fituar këtë garë vetë pak muaj më parë, po humbë përkrahjen gjithnjë e më shumë. Qytetarët janë dëshpëruar me keqmenaxhimin e pandemisë nga ana e tij, duke e sjell vendin në një kolaps shëndetësor.

Në anën tjetër, Daut Haradinaj ka kohë që ka filluar aktivitetin e tij në Prishtinë. Fillimisht kandidatura ishte befasi për opinionin, por njëherit ishte edhe një shtytje që edhe partitë e tjera të dalin me kandidatura serioze.

Me energjinë e tij, Haradinaj i befasoi të gjithë. Fillimisht, pranë vetes ndërtoi ekip ekspertësh dhe njohës të të gjitha fushave, ndërsa në listën për asamble përfshiu personalitete të respektuara në Prishtinë.

Edhe programi qeverisës, por edhe idetë e tij, që u japin zgjidhje problemeve të shumta në kryeqytet, po priten mirë. Kjo sepse qytetarëve u duhet një qeverisje praktike dhe jo populiste e cila flet shumë, por nuk kryen ndonjë punë.

Tani kur situata me pandemi është jashtë çdo kontrolli, Vitia më nuk e ka atë primat që e kishte muaj më parë. Keqmenaxhimi me sistemin e vaksinimit si dhe pakënaqësitë e stafit shëndetësor lidhur me pagesën e shtesave, ka bërë që Vitia nga një figurë e pa prekshme të shndërrohet në një figurë që shihet si e dështuar.

Me rënien e popullaritetit të Vitisë, por edhe VV-së në përgjithësi, partia e Kurtit ka vendosur që ta shtyjë përpara një vendim strategjik partiak. Atë për shtyrjen e zgjedhjeve.

Kjo ka vënë në panik Vetëvendosjen e cila po kërkon me ngulm shtyrjen e zgjedhjeve, me shpresë se kjo do t’i shpëtojë nga humbja eventuale në kryeqytet. Siç duket në shërbim të Lëvizjes Vetëvendosje dhe përgatitjes së terrenit për të shtyrë zgjedhjet është vënë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Kujtojmë se zgjedhjet e fundit janë mbajtur pavarësisht faktit se Kosova ishte në situatë pandemike, kurse më të zëshmit në kërkesë për mbajtjen e zgjedhjeve ishin pikërisht zyrtarët e partisë që tani është në pushtet.

Shpërndaje në: