“A e din që t’kapi për fyti” – Eskalon debati, Gashi dhe Caka sa nuk rrahen në emision

“A e din që t’kapi për fyti” – Eskalon debati, Gashi dhe Caka sa nuk rrahen në emision

Ka eskaluar debati në emisionin Debat Plus, në momentin kur analisti dhe gazetari Astrit Gashi ishte duke folur në lidhje me ngjarjet e fundit në vend.

Ai u ndërhye nga Afrim Caka, ish i burgosur politik, dhe i tha Gashit se “i ke llafet e Serbisë”.

Ky ishte momenti kur Gashi eskaloi dhe i drejtohet Cakës me fjalët “kthemu, kthemu”, për arsye se ishin të ulur afër njëri-tjetrit.

“A e di se cka është me m’thanë i Serbisë, për këtë unë ta kapi fytin”, bërtiste Gashi në drejtim të Cakës.

Pas kësaj të dy lanë emisionin…

Min 16 në videon e mëposhtme:

Shpërndaje në: