A e dini arsyen përse kampionët olimpikë i kafshojnë medaljet e fituara?

A e dini arsyen përse kampionët olimpikë i kafshojnë medaljet e fituara?

I kemi vënë re të gjithë kampionët olimpikë që pasi e fitojnë medaljen e kafshojnë atë. Por çfarë kuptimi fshihet pas kafshimit të medaljes olimpike?

Në të vërtetë nuk ka një domethënie specifike, është thjeshtë vetëm një preferencë e fotografëve.

“Besoj se e shohin si një foto ikonë, si diçka që ndoshta mund të shitet. Nuk besoj se është diçka që atletët dëshirojnë vetë që ta bëjnë”, është shprehur David Wallechinsky, president i Shoqatës Ndërkombëtare të Historianëve Olimpikë.

Ndër kampionët olimpikë të cilët kanë kafshuar medaljen, pasi e kanë marrë është edhe xhudisja kosovare Majlinda Kelmendi.

Shpërndaje në: