A e dini kush ka qenë njeriu më i vjetër në Kosovë (Foto)

A e dini kush ka qenë njeriu më i vjetër në Kosovë (Foto)

Njeriu më i vjetër në Kosovë konsiderohet të ketë qenë Tahir Sylë Morina nga fshati Loxhë, i cili jetoi më shumë se një shekull.

I ndjeri Morina, që mendohet se ka lindur në vitin 1870, kishte vdekur në moshën 115 vjeçare, dhe konsiderohej si plaku më i vjetër në Kosovë, sipas një artikulli të vitit 1985 të një gazete të vjetër që ka siguruar Periskopi.

Ani pse nuk kishte dokumente për të vërtetuar moshën, bashkëfshatarë të tij kishin deklaruar se ai ishte edhe më i vjetër.

Sipas artikullit, i ndjeri ishte marrë me bujqësi dhe blegtori./Periskopi/

Shpërndaje në: