“A e ka hyrjen e ndaluar Santiana në Zone?”- Buci:Jo, por në qoftë se është Verona sigurim, po

“A e ka hyrjen e ndaluar Santiana në Zone?”- Buci:Jo, por në qoftë se është Verona sigurim, po

Ylli Dervishi, njëri nga emrat më të përfolur të këtij edicioni, i cili bëri gjithçka për lojën, edhe pse nuk arriti të shkojë deri në finale.

I njohur si Buci, ai ishte bërë temë diskutimi për një kohë të gjatë, për lojën që zgjodhën të bënin, bashkë me konkurrenten, Santianën, e cila gjithashtu nuk arriti të ishte njëra nga finalistët.

“Çdo ditë e më shumë po e marr veten, normal është pak problem deri të bëhen disa javë, e të kapem me realitetin, po besoj që ngadalë, do të shkojë gjithçka mirë.” – shprehet Buci gjatë intervistës së tij për Prive.

Buci tregon që aty ka hyrë për të bërë “show” dhe përtë luajtur, dhe që nuk i ka interesuar çfarë mund të thotë publiku, aq sa i ka interesuar se çfarë mund të thonë banorët kundër tij, pasi ai thotë që ka hyrë “All in”, për të marrë vëmendje të madhe si për mirë edhe për të keq.

Më tutje ai shprehet se kishte pasur shumë dëshirë që Verona të ishte pjesë e lojës, pasi hyri, të qëndronte në shtëpi si banore.

Edhe pyetjet për Santianën nuk munguan dhe Buci jep një përgjigjje interesante.

“Unë do t’i pres mirë të gjithë nëse vinë në “Zonë”, po kafe individualisht me banorët nuk besoj që do të pi. Çfarë kam bërë brenda mbetet brenda, edhe ajo e ka jetën e vet edhe une jetën time.” – thotë Buci.

“A e ka hyrjen e ndaluar në “Zone”? ishte njëra prej pyetjeve që iu bë Bucit gjatë kësaj interviste.

Përgjigjja e tij ishte: “Jo, por në qoftë se është Verona sigurim, po.”

Shpërndaje në: