A e keni ditur se seksi në mëngjes iu kthjellë më shpejt se kafeja?

A e keni ditur se seksi në mëngjes iu kthjellë më shpejt se kafeja?

Seksi në mëngjes largon brengat dhe shqetësimet

Një studim i ri nga farmacia online “ZipHealth” tregon se një kënaqësi e shkurtër në mëngjes mund të rrisë kënaqësinë në punë – madje edhe të ndihmojë në marrjen e një rritjeje page.

Sipas studimit, personat që bëjnë seks në mëngjes, përpara se të shkojnë në punë, shënojnë vlera më të larta në disa aspekte të performancës: produktivitet (71 për qind), përfundim detyrash (70 për qind), përqendrim (58 për qind), motivim (57 për qind) dhe kënaqësi në punë (54 për qind).

Më shumë pagë falë seksit në mëngjes

„Pothuajse një në pesë punonjës (19 për qind) që bëjnë seks në mëngjes kanë raportuar se janë promovuar gjatë vitit të kaluar – një përqindje më e lartë se në çdo periudhë tjetër të ditës“, thuhet në studimin e realizuar nga ekspertët në SHBA.

„Mbi gjysmën e punonjësve (51 për qind) që bëjnë seks në mëngjes kanë thënë se kanë marrë rritje page në vitin e fundit – më shumë se çdo grup tjetër“, raporton Bild.

Pra, ja që ia vlen të bësh seks!

Koha e ditës Produktiviteti Përfundimi i detyrave Përqendrimi Motivimi / Nxitja Burn-out (lodhja profesionale) Kënaqësia në punë
Në mëngjes 71 % 70 % 58 % 57 % 49 % 54 %
Në mesditë 54 % 58 % 41 % 49 % 49 % 44 %
Në mbrëmje 56 % 63 % 47 % 48 % 36 % 41 %
Vonë në mbrëmje 55 % 62 % 47 % 46 % 40 % 43 %
Vetëm fundjavave 48 % 55 % 43 % 38 % 37 % 36 %
Rrallë ose kurrë 36 % 40 % 27 % 29 % 40 % 27 %

 

Kush bën më shumë seks në mëngjes?

Për të analizuar më mirë ndikimin e seksit në mëngjes, studiuesit pyetën 1000 persona të punësuar në SHBA nga të gjitha grupmoshat.

► Rezultatet treguan se “baby boomer”-at dhe brezi X (të moshës 45 vjeç e lart) janë ata që bëjnë më shpesh seks në mëngjes (20 %), të ndjekur nga millennialët (në të 30-at dhe fillim të 40-ave) me 17 %, dhe brezi Z me 16 %.

Në disa profesione, dita nis më shpesh me seks se në të tjerat

Sipas studimit, punonjësit e disa fushave janë më të prirur të fillojnë mëngjesin me pak pasion:

  • Marketingu

  • Hoteleri–Turizmi

  • Prodhimi industrial

  • Ndërtimtaria

  • Industria e argëtimit

Sipas të dhënave, seksi në mëngjes është madje një zgjues më i mirë se kafeja. Mbi 35 për qind e pjesëmarrësve thanë se ai përmirëson humorin e tyre më shumë sesa kafeina.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se seksi në mëngjes sjell shumë përfitime për shëndetin mendor. Ai rrit ndjenjën e lumturisë personale, vetëbesimin dhe qëndrueshmërinë emocionale – madje ndihmon edhe në menaxhimin më të mirë të stresit.

“Në një kulturë që është e fiksuar pas këshillave për produktivitet, një nga sekretet më të thjeshta dhe më të këndshme mund të jetë që tani në dhomën e gjumit,” theksojnë ekspertët.

Pra, pak afërsi në mëngjes mund të jetë çelësi për të qenë më i lumtur, më i sigurt në vetvete dhe më i suksesshëm gjatë ditës./Periskopi/

Shpërndaje në: