A e krijoi CIA, Bitcoinin? Drejtori i agjencisë thotë që janë “duke punuar fort me kriptovaluta”

A e krijoi CIA, Bitcoinin? Drejtori i agjencisë thotë që janë “duke punuar fort me kriptovaluta”

Ka një teori konspiracioni që ngulmon për shumë kohë mes një numri të vogël të entuziastëve të kriptovalutave që shpikësi anonim i Bitcoinit, Satoshi Nakatomo, ishte pjesë e CIA-s apo e ndonjë agjencie tjetër me tre germa.

Dhe, kjo teori sapo është përforcuar nga drejtori i CIA-s, William Burns [mik i Kosovës], i cili tha të hënën që agjencia e inteligjencës kishte “një numër të ndryshëm projektesh të fokusuar në kriptovaluta”.

Burnsi i bëri këto komente në margjinat e një samiti për Wall Street Journal.

Pasi diskutoi për gjithçka filluar me pushtimin e mundshëm rus të Ukrainës e deri te sfidat hapësinore, dikush në audiencë e pyeti nëse CIA ishte në krye të kriptovalutave.

Dhe, kjo është ajo çka ka thënë Burns:

“Ka diçka që unë e kam trashëguar. Para-ardhësit e mi e kanë nisur një gjë të tillë, i kanë vënë në lëvizje një numër të ndryshëm projektesh të fokusuara te kriptovalutat për të provuar që t’i shihnim pasojat e rendit të dytë e të tretë, e po ashtu edhe për të ndihmuar kolegët tanë në pjesët tjera të qeverisë amerikane që të ofronin inteligjencë solide në atë që po shihnim.”

Kjo zor se është befasuese marrë parasysh fokusin që po i jepet çështjes nga çdo kënd i qeverisë. /Periskopi

Shpërndaje në: