A është liruar Zv. Drejtori i Policisë së Kosovës? – Gërvalla thotë se nuk e ka këtë informatë

A është liruar Zv. Drejtori i Policisë së Kosovës? – Gërvalla thotë se nuk e ka këtë informatë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në konferencën e mbajtur të mërkurën, është pyetur nëse është liruar zv. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, për të cilin gjatë ditës u raportua se është dërguar në Rashkë dhe po keqtrajtohet atje, përcjell Periskopi.

Donika Gërvalla, tha se nuk e kanë akoma informatën e lirimit të tij.

“Nuk kemi informatë që është liruar, ju lus edhe për pak durim derisa të verifikohet informacioni”, u tha Gërvalla gazetarëve.

Gjatë konferencës ajo kërkoi që të shmanget kalimi nëpër Serbi.

“Më lejoni të përsëris thirrjen që të evitohet kalimi nëpër Serbi, në çdo rrethanë sepse nuk e dim sa do të mund të ashpërsohet kjo strategji e Vuçiqit”, tha ajo.

Gërvalla thotë se janë shumë zyrtarë të Policisë së Kosovës të ndaluar në kufirin e Serbisë

Shpërndaje në: