A është shkatërruar karriera e Fabregas?

A është shkatërruar karriera e Fabregas?

Fabregas e refuzoi në çastet e fundit të afatit kalimtar një kalim të mundshëm te AC Milan. Ai do të jetë nën urdhërat e Contes edhe për këtë sezon.
Por nga ajo që kemi parë deri tash, ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit italjan. Fabregas që konsiderohej si mesfushori më i mirë në botë sa luante për Arsenalin, tani e vuan një krizë të madhe të formës për faj të trajnerëve që ka pasur në vitet e fundit.
Fillimisht me të ka dështuar Guardiola, që i dha një rol shumë më sulmues duke e larguar nga pozita e tij e preferuar në qendër të mesfushës. Edhe trajnerët e tjerë nuk kanë ditur të nxjerrnin më të mirën e tij. Ditët e arta në Arsenal nuk u kthyen kurrë. As në Chelsean kampion të Mourinhos, në të cilin nuk i shënoi më shumë se 2 gola.
Një gjë është e qartë: Conte nuk do ta kthejë në formë Fabregasin që në maj të vitit të ardhshëm bëhet 30 vjeçar. Duket se nga një karrierë e nisur që në moshën 16 vjeçare në mënyrën më të mirë, nuk ka mbetur më asgjë. Gabimi më i madh i jetës së tij ka qenë rikthimi në Barcelonë.

Fabregas paraqet shembullin më të mirë sesi zgjedhjet e këqija të futbollistëve mund t’jua shkatërrojnë karrierën.

Shpërndaje në: