A ishte Albin Kurti luftëtar i UÇK-së? Këshilltari i Glauk Konjufcës ‘shpërthen’ për temën

A ishte Albin Kurti luftëtar i UÇK-së? Këshilltari i Glauk Konjufcës ‘shpërthen’ për temën

Këshilltari i Glauk Konjufcës, Driton Tali, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook pas debateve nëse Albin Kurti ishte ose jo pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës [UÇK].

Tali ka mbështetur pretendimin e kryeministrit se ishte pjesë e luftës për çlirimin e vendit.

Gjatë seancës së djeshme plenare, kryeministri u shpreh se duheshin pyetur komandantët Sylejman Selimi dhe Rrustem Mustafa Remi nëse ai ishte luftëtar i UÇK-së, përcjell Periskopi.

Selimi besohet se kishte qenë dëshmitar i gatishmërisë së Kurtit për të qenë pjesë e luftës me armë në dorë. Ai i kishte thënë Kurtit të kthehej në Prishtinë për ta ndihmuar Adem Demaçin si përfaqësues i zyres së UÇK-së në Prishtinë.

Në anën tjetër, Rrustem Mustafa Remi ka thënë se e ndjente “bashkëluftëtar” kryeministrin aktual.

Sidoqoftë, shumë ish anëtarë tjerë të UÇK-së e kanë mohuar se Albin Kurti meriton të konsiderohet pjesë e UÇK-së.

Driton Tali ka sulmuar këta persona në kapacitetin e këshilltarit të Glauk Konjufcës duke thënë se është hipokrizi të konsiderohet veteran “dikush që s’ka hy kurrë në Kosovë” e në anën tjetër “të përbuzet dikush që në mes të Prishtinës ka përfaqësuar UÇK-në në kohën më të vështirë.”

Statusi i plotë:

T’i thuash dikujt veteran kurrë pa hy në Kosovë (besa edhe komandant por që ka dhënë kontribut të veçantë për këtë vend) dhe ta përbuzish dikë që në mes Prishtinës ka përfaqësuar UÇK’ën në kohën më të vështirë është më shumë se hipokrizi!!!

Nuk habitem prej pobratimave të “brača Peleviči” por po habitna prej disave të cilët dikur ishin në gjendje të sakrifikonin gjithçka për këtë vend e sot janë bërë me “marrë nji mindil e m’i kajtë”.

Shpërndaje në: