A po prishen marrëdhëniet Kosovë-Zvicër për shkak të futbollistëve?
Federata e Futbollit të Zvicrës ka kritikuar Federatën e Futbollit të Kosovës se ia ka kërkuar yjet e përfaqësueses A, duke thënë se në vend të kërkimit të yjeve “është dashur të punojë në forcimin e saj si federatë”.
Zvicra ishte një nga zërat më të fuqishëm kundër Kosovës në UEFA dhe FIFA për pranimin e FFK-së me të drejta të plota dhe për këtë thotë se kishte arsye, për të shmangur “problemet” e sotme që një futbollist nga zvicra dëshiron të luajë për Kosovën.
“Futbollistët me rrënjë nga Kosova apo çdo shtet tjetër janë të respektuar këtu dhe kanë shfaqur publikisht falënderimin për ndihmën e Zvicrës në situata vërtetë të vështira, duke mos mohuar kurrë origjinën”, thuhet në një pjesë të njoftimit të Federatës zvicerane.



