Përfundon mbledhja, Abdixhiku: Do ta ofroj dorëheqjen në Kuvendin e LDK’së

Përfundon mbledhja, Abdixhiku: Do ta ofroj dorëheqjen në Kuvendin e LDK’së

Mbledhja më shumë se pesë orësh e rrethit të ngushtë të Lidhjes Demokratike Kosovës ka përfunduar.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, para gazetarëve ka treguar se ky takim ishte joformal, dhe se do të vendoset fillimisht të thirret mbledhja e Kyesisë, e më pas të mblidhet edhe Kuvendi i LDK’së, raporton Periskopi.

Ai ka treguar në dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit do ta paraqesë para Kuvendit të partisë.

“Siç ju kam njoftu në datën 28 dhjetor 2025, edhe sonte ju njoftoj se kemi vendosur të thërrasim fillimisht Kryesinë dhe më pas Kuvendin e LDK-së. E kam obligim moral të marrë përgjegjësinë dhe, nëpërmjet ofrimit të dorëheqjes te Kuvendi i LDK-së, të lë që pastaj të vendosë Kuvendi. Deri atëherë, secili ka të drejtë të shtrojë kandidaturën. Ky ishte takim joformal i kryetarit të LDK-së me bashkëpunëtorët e LDK-së. Takimi formal do të ndodhë javën e ardhshme”, tha Abdixhiku./Periskopi/

 

Epilogu i mbledhjes së gjatë të LDK’së, dorëheqja e Lumir Abdixhikut vendoset në Kuvendin e LDK’së

Shpërndaje në: