Abdixhiku: GjK dëshmoi se Dehari dhe as VV nuk mund të veprojnë jashtë Kushtetutës, fitoi Kosova

Abdixhiku: GjK dëshmoi se Dehari dhe as VV nuk mund të veprojnë jashtë Kushtetutës, fitoi Kosova

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese e cila i shpalli të pavlefshme seancat e mbajtura dhe ku thuhet se deputetët janë të obliguar që ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit përmes votimit të hapur, dhe jo përmes votimit me votë të fshehur, shkruan Periskopi.

Abdixhiku ka shkruar se

Reagimi i plotë:

Siç edhe pritej, për secilin me mendje institucionale, Gjykata Kushtetuese sot vërtetoi qëndrimin e LDK-së – insistimin tonë të hershëm – se veprimet e Kryesuesit të Kuvendit dhe Lëvizjes Vetëvendosje përbënin shkelje flagrante të Kushtetutës, duke rezultuar në bllokimin e institucioneve të vendit.

Për 48 herë rresht – rekord i turpshëm dhe i pashembullt në historinë parlamentare – bllokuesit tejkaluan kompetencat, shkelen Kushtetutën dhe penguan konstituimin e institucioneve të vendit.

Gjykata riafirmoi qartë se as Kryesuesi më i moshuar e as partia më e madhe nuk mund të veprojnë jashtë Kushtetutës, e as të shpikin procedura që minojnë demokracinë dhe ligjshmërinë. Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit bëhet vetëm me votim të hapur, deri në tre herë për një kandidat, dhe brenda afatit kushtetues 30-ditor.

Ky aktgjykim është fitore e madhe, jo vetëm e LDK-së, por e Republikës së Kosovës dhe e çdo qytetari që kërkon institucione funksionale, transparente dhe të ndershme.

Mosrespektimi i këtij vendimi nuk është opsion. Nuk do ta lejojmë asnjë përbuzje të shtetit dhe Republikës. Në këtë vend, mbi Kushtetutë nuk ngrihet askush.

Gjykata Kushtetuese: Brenda 30 ditëve të zgjidhet kryetari i Kuvendit me votim të hapur, VV veç 3 herë ta propozojë kandidatin e njëjtë

Shpërndaje në: