Abdixhiku i bën bashkë kandidatët për kryetar që garojnë në raundin e dytë pas “thikës” së Xhafer Tahirit

Abdixhiku i bën bashkë kandidatët për kryetar që garojnë në raundin e dytë pas “thikës” së Xhafer Tahirit

Kryetari Lumir Abdixhiku ka mbledhur sot kandidatët për kryetar që garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, raporton Periskopi.

Kjo mbledhje erdhi pas koalicionit të Xhafer Tahiri me Lëvizjen Vetëvendosje në Vushtrri pa lejen e selisë.

Në një njoftim, kjo parti ka thënë se kanë diskutuar për balotazhin dhe mobilizimin e strukturave.

 

Postimi i plotë:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pasur sot një takim pune me kandidatët e LDK-së që garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Në këtë takim, u diskutuan përgatitjet e intensifikuara të LDK-së për balotazhin dhe mobilizimi i plotë i strukturave në terren.

Kryetari Abdixhiku vlerësoi lart entuziazmin dhe energjinë pozitive që po mbizotëron në çdo komunë ku LDK garon, duke theksuar se qytetarët e Kosovës tashmë po e njohin qartë dallimin mes qeverisjes serioze dhe asaj të gabuar.

LDK ka dëshmuar se di të qeverisë me përgjegjësi, me ndershmëri dhe me rezultate. Kemi sjellë zhvillim, mirëqenie dhe stabilitet në komunat tona, dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë me përkushtim edhe pas 9 nëntorit. LDK vazhdon të mbetet shembull i qeverisjes lokale që punon për qytetarin, për projekte konkrete, për shërbime më të mira dhe për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

LDK është e bindur se me këtë frymë uniteti, profesionalizmi dhe përkushtimi të përbashkët, do të dalë fituese në shumicën e komunave në balotazh.

Shpërndaje në: