Abdixhiku i përgjigjet Kurtit: Të dielën Prishtina flet e para, nuk do t’iu vie rendi të bllokoni më askënd
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të Albin Kurtit, i cili gjatë hapjes së fushatës kërcënoi me buxhetin e shtetit.
“Pse mos të vijnë edhe në komuna tjera investime dhjetëra milionëshe? Mendoni mirë qytetarë, zgjidhni kryetarin e duhur dhe që ju duhet. Ne kemi premtuar dhe do ta mbajm fjalën, 1 miliard euro investime për komunat, por ju e dini, unë nuk e jam buxhetin e shtetit dhe paratë e taksave për ata kryetar që nuk dinë të punojnë mirë apo për ata që vjedhin. Mos i votoni ata që nuk dinë e nuk e duan punën, asa ata që dinë e duan të vjedhin, me ata nuk kainvestime as zhvillim, siç nuk ka pasur për 20 vite pas luftës, tha Kurti.
Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se java e balotazhit do të jetë vendimtare për Prishtinën dhe për Kosovën.
“Nuk do t’iu vie rendi të ndalni asgjë.Nuk do t’iu vie rendi të bllokoni më askënd.Me një panoramë Kryeqyteti, i cili po ndirçohet si asnjeherë më parë nga LDK dhe qeverisja jonë këtu, le të nisim javën e madhe të balotazhit.Le t’i japim përgjigjen e madhe kryepopullistit që veç bllokimit e kërcënimit për bllokim nuk ofron asgjë. Të dielen, me 9 nëntor, Prishtina flet e para! Të dielën me 9 nëntor Kryeqyteti i jep LDK-së atë që s’mund t’ia ndalin popullistët kurrë: besimin! Si triumf i kohës, si etapë e re për gjithë Kosovën”, ka shkruar Abdixhiku.



