Abdixhiku: LDK mbështet Kushtetuesen, me plotë zemër do të votojmë kundër kandidatëve të VV-së

Abdixhiku: LDK mbështet Kushtetuesen, me plotë zemër do të votojmë kundër kandidatëve të VV-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani për gjetjen e zgjidhjes së krizëz institucionale.

Abdixhiku u shpreh se mirëpresin interpretimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se praktikat e deritanishme janë të qarta, sipas tij.

”Ne mirëpresim interpretimin e Gjykatës Kushtetueses, praktikat e deritanishme janë shumë të qarta, votimi në formë hapur.

LDK nuk ka cështje të emrave sa i përket kandidatit, me plotë zemër do të votoj kundër kandidatëve të VV-së. Kjo përbën shkelje kushtetuese, ftojmë për koncensus për unitet. Le të ofrojnë zgjedhje, kjo i duhet vendit tonë kalimi i krizës artificiale institucionale”, u shpreh kryetari i LDK-së./Periskopi/

Shpërndaje në: