Abdixhiku: Me ne në Qeveri çdo fëmijë i porsalindur do të merr 200 euro në muaj

Abdixhiku: Me ne në Qeveri çdo fëmijë i porsalindur do të merr 200 euro në muaj

“Kemi paraparë që shtetin tua ofrojmë të porsalindurve që nga dita e parë që hapin sytë. Për çdo fëmijë të porsalindur, nënat do të marrin plot 2400 euro për një vit; apo nga 200 euro për secilin muaj, për një vit rresht”, kështu ka premtuar kandidati për Kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku gjatë shpalosjes së programit politik.

Kjo sipas tij sepse nuk mund të kemi zhvillim pa familje të forta.

“Çdo të posalinduri në vend, do t’i ofrohet nga 200 euro në muaj, për një vit të tërë. Kemi paraparë mbështetje financiare për nënat dhe fëmijët e Kosovës; nga 40-50 në muaj për secilin fëmijë nga mosha 1 deri në moshën 16 vjeçare”, deklaroi i pari i LDK-së.

Abdixhiku premton kthesë: Paga 1000 euro për mësuesit dhe 900 euro për policët, zjarrfikësit e ushtarët

Lumir Abdixhiku, kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës i është drejtuar mësuesve të Kosovës me zotimin e plotë se paga nën qeverisjen e tij do të jetë 1000 në muaj.

Përderisa, për policët, zjarrfikësit e ushtarët, do të jetë 900.

“Administrata e shtetit, policët, zjarrfikësit, ushtarët, nuk mund të jetë e dobët kur Kosova ka nevojë të jetë e fortë. Nuk mund të jetë e papaguar drejt në një kohë kur kërkojmë cilësi, shpejtësi e profesionalizëm. Nuk mund të jetë e demotivuar në një vend që kërkon zhvillim. Prandaj, ne do ta nderojmë administratën. Ne do ta mbështesim. Ne do t’ua rrisim pagat, sepse ata e rrisin Kosovën çdo ditë”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku: LDK është gati ta rikthejë stabilitetin, dinjitetin dhe zhvillimin

Lidhja Demokratike e Kosovës vjen me plan, me vizion, me rrugë të qartë, me rrugën e zhvillimit, të stabilitetit dhe të integrimit perëndimor- kështu deklaroi Lumir Abdixhiku gjatë shpalosjes së programit politik të LDK-së.

Sipas Abdixhikut, kjo nuk është vetëm garë për pushtet e qeverisje. Por garë për drejtimin e Kosovës, familjet.

“Kjo është garë për drejtimin e Kosovës. Për familjet tuaja. Për të rinjtë tuaj. Për fëmijët tuaj. Për vendin tuaj. Dhe në të gjitha këto beteja, Lidhja Demokratike e Kosovës vjen me plan, me vizion, me rrugë të qartë – me rrugën e zhvillimit, të stabilitetit dhe të integrimit perëndimor”.

Abdixhiku: LDK nuk vjen me mllef, por me dije, përvojë dhe maturi

LDK-ja nuk vjen as me hakmarrje, as me mllef, as me improvizim. LDK nuk vjen as me kringjin e këngëve me pushkë; e as penjve që s’duhet me i leshu- kështu u shpreh Lumir Abdixhiku, kandidati për Kryeministër nga LDK.

Sipas Abdixhikut LDK vjen me përvojë, dije, maturi, institucione e vizion të qartë dhe guximshëm.

“Vijmë me një traditë që nuk e ka përdhosur kurrë shtetin, me një histori që nuk e ka ndarë kurrë popullin, me një rrugë politike që gjithmonë e ka mbrojtur interesin kombëtar mbi interesin partiak. LDK-ja ka qenë forca e normalitetit në kohë krizash, forca e qetësisë në kohë përplasjesh, forca e shtetit kur të tjerët luanin me shtetin. Dhe pikërisht kjo vlerë është ajo që Kosova kërkon sot: normalitet, qetësi, përgjegjësi – mbi të gjitha zhvillim”, tha Abdixhiku./Periskopi/

Shpërndaje në: