Abdixhiku: Me Përparim Ramën transformohet kryeqyteti dhe jeta e qytetarëve

Abdixhiku: Me Përparim Ramën transformohet kryeqyteti dhe jeta e qytetarëve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në intervistën e mbrëmshme, në emisionin “Politiko”, në Kanal 10, ka theksuar se projektet e Përparim Ramës e transformojnë Prishtinën dhe jetën e qytetarëve.

“Kur i vë projektet e Përparimit përballë lyerjes së një fushe të futbollit, e frymës së një partie politike, e një program që e kopjon më pas atë të Përparimit, atëherë është evidente që qytetarët e kanë mundësinë e shkëlqyeshme për një kryetar si Përparim Rama, i cili e transformon Prishtinën, pra e transformon qytetin dhe jetën e qytetarëve”, ka potencuar Abdixhiku.

Shpërndaje në: