Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Nuk kemi folur për emra, është ende herët

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Nuk kemi folur për emra, është ende herët

Pas dy orësh ka përfunduar takimi i kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Abdxihiku para mediave tha se “Nuk kemi folur për emra, është ende herët”.

Ai shtoi se janë vetëm dy rrugë përpara “ose konsensus politik mes faktorëve të vendit, dhe ky konsensus duhet të ndërtohet në këto nëntë ditë e ardhshme ose një marrëveshje klasike politike me partive për çështjen e presidenti dhe në të dyja rastet duehet 2/3 e votave dhe mbetëm të takohemi në ditët në vazhdim”, tha ai.

Ky takim u mbajt me ftesë të Kurtit, ku temë e diskutimit ishte zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës.

Një ditë më parë, kreu i ekzekutivit është takuar me liderin e PDK-së, Bedri Hamza./Periskopi/

Kurti e Abdixhiku të “ngujuar” në takim tash e dy orë

Shpërndaje në: