Abdixhiku pas zgjedhjes së Bashës kryetar Kuvendi: Ky është niveli i tyre

Abdixhiku pas zgjedhjes së Bashës kryetar Kuvendi: Ky është niveli i tyre

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka thënë se zgjedhja e Dimal Bashës për Kryetar të Kuvendit të Kosovës është gabim i pafalshëm të deputetëve që e mbështetën.

Ai në një shkrim në Facebook ka thënë se aksidentet politike do të kalojnë, përcjell Periskopi.

Postimi i plotë:

Kosova, siç se kishim menduar asnjëherë.

Një fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj.

Gjithsesi ky është niveli i tyre. Kështu e projektojnë Republikën. Me këto vlera kanë zgjedhur të nderojnë dhe votuesit e popullin e Kosovës.

LDK aspiron më lartë.

Kosova duhet të aspirojë lartë. Aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë. Dritë një ditë do të ketë.

Shpërndaje në: