Abdixhiku pyet Kurtin: Pse jeni pajtuar që të bëhet Asociacioni?

Abdixhiku pyet Kurtin: Pse jeni pajtuar që të bëhet Asociacioni?

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku thotë se Qeveria është pajtuar që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Në interpelancën e sotme në Kuvend me kryeministrin Albin Kurti, Abdixhiku lexoi një pjesë të deklaratës së kryediplomatit europian, Josep Borrell pas marrëveshjes së fundit të arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Më saktësisht, kreu i LDK-së lexoi se në të thuhet se palët e kuptojnë që të gjitha marrëveshjet paraprake duhet të zbatohen.

“Pse jeni pajtuar që të bëhet Asociacioni?”, tha ai.

Abdixhiku tha se Kurti bëri fushatë kundër Asociacionit, ndërsa tash tha se “zotoheni për implementim”.

Gjithashtu, Abdixhiku thotë se Qeveria nënshkroi marrëveshje e cila i lë ende në funksion targat e lëshuara nga Serbia.

Shpërndaje në: