Abdixhiku: Vetëvendosje ka mbetur me politikë të kaluar, shpresoj të mos ndryshojnë

Abdixhiku: Vetëvendosje ka mbetur me politikë të kaluar, shpresoj të mos ndryshojnë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Lumir Abdixhiku ka komentuar deklaratat e kryeministrit Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca pas rezultateve të dobëta të VV’së në zgjedhjet lokale.

Konjufca gjatë fushatës përmbyllëse në Prishtinë kishte thumbuar kundër-kandidatin e Vitisë, Përparim Ramën e LDK-së, duke thënë se ky i fundit nuk mund të bëjë asgjë tjetër veçse ndonjë vilë në Liqenin e Badovcit.

“Kjo nuk bën sepse bëhesh ‘Prapakthim Rama’ pastaj”, kishte thënë Konjufca.

Sipas kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kjo deklaratë vetëm sa e ka favorizuar kandidatin e tyre për të fituar Prishtinën.

“Me këtë deklaratë na ka bërë favor shumë sepse Prishtina nuk toleron një arrogancë të tillë”.

“Unë e kam bindjen që këta (VV), kanë mbetur në një politikë të tejkaluar. Dhe me këtë po na bëjnë favor. Shpresoj të mos ndryshojnë”, tha Abdixhiku

Pas numërimit të 100 për qind të fletëvotimeve në Prishtinë, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka fituar kundër kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia./Periskopi/

Shpërndaje në: