Abdurrahman Nazifi – Bugi, zëri i çlirimtarëve në garën për Asamblenë e Podujevës

Abdurrahman Nazifi – Bugi, zëri i çlirimtarëve në garën për Asamblenë e Podujevës

Në këtë fushatë zgjedhore, mes shumë emrave që garojnë për besimin e qytetarëve, qëndron me dinjitet një emër i respektuar nga të gjithë ata që e njohin rrugën e vështirë të lirisë, Abdurrahman Nazifi – Bugi, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kandidat për Asamblenë Komunale të Podujevës në listën e AAK-së me numrin 7.

Nazifi, i njohur për modestinë dhe përkushtimin e tij, në një postim prekës ka kujtuar se për shumë ish-çlirimtarë, fushata nuk është vetëm garë politike, por vazhdim i një rruge të nisur me sakrifica. Ai ka falënderuar familjarët, bashkëfshatarët dhe bashkëluftëtarët për mbështetjen e sinqertë që i japin në këtë sfidë të re.

“Ne çlirimtarët e djeshëm, sot garojmë me ndershmëri, me idealin e njëjtë për t’i shërbyer vendit. Kushtet ekonomike mund të jenë të vështira, por forca jonë është te besimi dhe përkrahja e njerëzve tanë”, ka shkruan ai.

Në një kohë kur shumë fushata maten me buxhete e spote televizive, Abdurrahman Nazifi-Bugi e sheh si “dritare të vetme” portalet dhe mediat online për të përcjellë mesazhin e tij, një mesazh që buron nga zemra e një luftëtari të lirisë.

Në fund, ai u ka uruar suksese të gjithë çlirimtarëve e çlirimtareve që garojnë në komuna të ndryshme e parti të ndryshme, duke dëshmuar frymën e unitetit përtej dallimeve partiake./Periskopi/

Shpërndaje në: