Abrashi: Nëse Lista Srpska ka pasur lidhje me sulmet atëherë duhet të shpallet organizatë terroriste

Abrashi: Nëse Lista Srpska ka pasur lidhje me sulmet atëherë duhet të shpallet organizatë terroriste

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka folur rreth sulmeve terroriste nga serbët në Banjskë të Zveçanit dhe Listës Srpska, që kanë ndodhur të dielën më 24 shtator në veri. Sipas Abrashit organet e drejtësisë duhet ta kthejnë vendimin përfundimtar se a duhet të shpallet organizatë terroriste kjo listë, raporton Gazeta Blic.

Abrashi thotë se, nëse konstatohet se Lista Srpska ka qenë e lidhur drejtpërdrejt me sulmin terrorist në veri atëherë duhet të shpallet organizatë terroriste.

“Sa i përket Listës Sërpska unë mendoj që duhet organet e drejtësisë ta kthejnë atë vendim përfundimtar por nëse konstatohet që ata kanë qenë drejtpërdrejt me sulmin terrorist atëherë nuk mbetet diçka tjetër përveq të shpallet organizatë terroristë”, tha ai.

Ai thekson se, pas këtij sulmi Kosova duhet të bëj kushte për dialog siç është ekstradimi i atyre që kanë ikur të dielën nga Kosova po ashtu heqjen e sanksioneve dhe që të mendohet mirë që nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive.

“Unë mendoj që Kosova tani duhet të mendoj mirë sa i përket dialogut duhet një format tjetër i dialogut sepsa ka ndodh diçka që nuk e ka prit askush një sulm terrorist dhe të diskutohet tani pa kushte mendoj që gabojmë prandaj duhet të bëhen kushte për dialog siç është ekstradimi i atyre që kanë ikur të dielën nga Kosova po ashtu heqjen e sanksioneve dhe që të mendohet mirë që nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive“, deklaroi Abrashi.

Abrashi thotë se është bërë një menaxhim i mirë nga qeveria dhe policia e Kosovës sa i përket sulmeve të dielën në veri dhe shton se policia e Kosovës janë krenaria e Kosovës dhe kanë dëshmuar se e dojnë vendi dhe profesionin.

“Po unë mendoj që është bërë një menaxhim i mirë sa i përket të dielën dhe qeveria ka menaxhuar mirë por gjithë krediti ju shkon policisë së Kosovës që me profesionalizëm ka vepruar dhe që është e saktë ajo që 23 vite po investohet në policinë e Kosovës, dhe me të vërtetë janë krenaria e Kosovës dhe kanë dëshmuar se e dojnë vendin, e dojnë profesionin dhe kanë vepruar ashtu siç duhet”, përfundoi Abrashi.

Shpërndaje në: