Acarohen tensionet me Kinën: Kapet grupi sekret i ushtarakëve amerikanë në Tajvan

Acarohen tensionet me Kinën: Kapet grupi sekret i ushtarakëve amerikanë në Tajvan

Amerika në mënyrë sekrete ka mbajtur një kontingjent trajnerësh ushtarakë në Tajvan për të paktën një vit, sipas një raporti të ri, që tregon shenjat e fundit të rritjes së tensioneve mes ShBA-ve dhe Kinës.

Dhjetëra ushtarakë të forcave speciale amerikane dhe një numër marinsash [nuk dihet sa] po ushtrojnë forcat tajvaneze, ka raportuar Wall Street Journal.

Trajnerët së pari ishin dërguar në Tajvan nga administrata e Donald Trump por prezenca e tyre nuk ishte raportuar deri tash, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

Raporti erdhi pasi presidentja Tsai Ing-wen tha të premten që Tajvani do të “bënte çkado që i kërkohej për ta mbrojtur lirinë dhe mënyrën demokratike të jetës.”

“Tajvani nuk kërkon konfrontim ushtarak,” tha ajo në një forum të sigurisë në Taipei.

Trupat amerikane nuk kanë qëndruar në ishull prej vitit 1979, kur Washingtoni kishte vendosur marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Kinës.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Supple, nuk deshi të komentonte direkt raportin.

Ministri i Jashtëm i Kinës e lëshoi një komunikatë duke i bërë thrirje Amerikës që t’i ndalte këto veprime ushtarake.

“Kina do të ndërmarr të gjithë hapat e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin dhe integrintetin e tyre territorial,” thuhej në deklaratë. /Periskopi

Shpërndaje në: