Agim Ademi lajmërohet nga arresti shtëpiak përkrah Kosovën

Agim Ademi lajmërohet nga arresti shtëpiak përkrah Kosovën

Kosova sonte do të luaj ndaj Izraelit, por kësaj radhe nga afër nuk do të jetë kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Ai aktualisht është në arrest shtepiak për një muaj, pasi kështu ka vendosur Gjykata Themelore e Prishtinës, me kërkesë të Prokurorit të Shtetit.

Përkundër arrestit shtepiak, Ademi ka bërë një postim në profilin zyrtar në Facebook, pa e shkruar asnjë fjalë, por e shpërndau videon motivuese të Kombëtares në rrugëtimin e saj drejt kualifikimit në Kampionat Evropian.

Agim Ademi akuzohet për shmangie të taksave dhe abizimit me detyrën zyrtare.

Shpërndaje në: