Agim Aliu mbledh kandidatët për asamble: Folëm për vizionin e projektet tona zhvillimore të Ferizajt në katër vitet e ardhshme
Kryetari aktual dhe kandidat i PDK-së për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, ka takuar të gjithë kandidatët për asamble për zgjedhjet lokale.
Ai ka thënë se me ta ka folur për projektet e reja për katër vitet e ardhshme.
Shkrimi i tij:
Kafe e bashkëbisedë me kandidatët për Kuvendin e Komunës, për vizionin e projektet tona zhvillimore të Ferizajt në katër vitet e ardhshme, Ferizajt të një gjenerate tjetër, Ferizajt siç e duan dhe e meritojnë ferizajasit./Periskopi/



