Agim Bahtiri bën be “me jetë” dhe tregon gjëra të errëta për AKR’në

Agim Bahtiri bën be “me jetë” dhe tregon gjëra të errëta për AKR’në

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka vazhduar rrëfimin e tij emocional në Debat Plus të RTV Dukagjinit.

Atij i është bërë presion që të flas për raportin e tij me Aleancën Kosova e Re, për të cilin hezitoi të fliste vazhdimisht por megjithatë iu kthye temës, transmeto Periskopi.

Bahtiri deklaroi se ishte tradhtuar nga AKR-ja por ngulmoi se “nuk donte të fliste për këtë temë sepse dikush tjetër dilte keq”.

Ai tha se garanton me jetë, edhe pse harroi të tregonte se për çka garantonte me jetë. Anëtari i Vetëvendosjes deklaroi se gjatë fushatës zgjedhore për komunën e Mitrovicës, ai kishte qenë dy javë në Holandë pasi nuk kishte dashur të merrte pjesë në garë.

Më tej, ai shtoi se dikush e kishte bindur që të kthehej por nuk tregoi nëse ai ishte Albin Kurti edhe pas insistimeve të gazetarëve. Ai la të nënkuptohej se ishte AKR-ja ajo që e kishte sabotuar gjatë këtij procesi.

Bahtiri po ashtu deklaroi se kishte qenë kundër koalicionit PAN dhe se kjo ishte një tradhti e AKR-së edhe pse ai ishte nënkryetar i kësaj partie.

“Unë nuk e kam ditë deri në orën 16 se po bëhej koalicioni PAN. Unë kam qenë shef i negociatave për koalicionin me VV-në. Une kam qenë aty (në arritjen e koalicionit PAN).”/PERISKOPI/

Shpërndaje në: