Agim Bahtiri braktis AKR’në, i bashkohet Vetëvendosjes

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahiri, ka kaluar në Vetëvendosje.

Bahtiri i cili deri tani ka qenë pjesë e AKR-së ka aderur në Vetëvendosje. Lajmi u bë i ditur para pak çastesh nga gazetari Arben Ahmeti.

Ahmeti tha se Bahtiri ka lajmëruar se do të dalë në konferencë për media të premten.

Mirëpo nga AKR nuk janë në dijeni për këtë aderim, dhe nuk janë njoftuar ende zyrtarisht.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli në një prononcim për Periskopin ka thënë se deri tani nuk ka asgjë zyrtare në lidhje me aderimin e Bahtirit në Vetëvendosje.

“Nuk kemi asnjë informtarë për aderimin e Agim Bahtirit. Kështu që zyrtarisht nuk kemi asnjë informatë, normal se njeriu duhet të lajmëroj në parti për çdo lëvizje të mundshme, nëse është e vërtetë atëherë është nonsense, absurd. Çdo opsion është në tavolinë, nëse ne kemi vendosë me shku në koalicion me VV-në, atëherë çdo gjë qitet në tavolinë shqyrtohet me strukturat e partisë dhe kado që shkon shumica shkon edhe parkica. Kështu e ka demokracia. Kemi nevojë me pasë kulturë të paraqitjes e të fushatës duhet me ju përshtat evropës. Të dalim nga ajo faza e kanunit, folklorit e odave një herë e përgjithmonë të mësohemi të respektojmë rregullat e demokrcisë”, përfundon Makolli./Periskopi/

 

Shpërndaje në: