Agim Çeku: Ramush Haradinaj ja vendosi kapuçin Ushtrisë së Kosovës

Agim Çeku: Ramush Haradinaj ja vendosi kapuçin Ushtrisë së Kosovës

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Agim Çeku, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7, shpjeguar mënyrën se si ish-kryeministri, Ramush Haradinaj i bindi Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ta lejonin Kosovën që ta themelonte Ushtrinë e Kosovës.

Sipas tij, kjo në vitin 2012 ishte mision i pamundur.

“Ne kemi filluar që në vitin 2012, unë në atë kohë isha ministër i FSK-së dhe bashkë me SHBA dhe NATO kemi ardhë në përfundim se Kosova duhet t’i ketë forcat e veta të armatosura dhe me këtë fakt janë pajtuar të gjithë, por ishte e nevojshme të bëheshin ndryshimet kushtetuese. Duheshin 2 të tretat e dyfishta dhe komunitetet e bllokuan në Kuvend. Ne kërkonim transformimin përmes ligjeve, mirëpo këto përpjkeje nuk patën mirëkuptim. Haradinaj ka shku në vizitë në Pentagon dhe e ka argumentuar, ai e dinë si, dhe e ka marrë miratimin. Kështu që kapuçin e ushtrisë e ka kry Haradinaj dhe ky është fakt historik dhe duhet të pranuar që sot kemi Ushtrinë e Kosovës”, tha ai.

Sipas Çekut, Haradinaj gjithmonë ka pasur lidhje të mira me SHBA, pas së voni ish-gjenerali Clark kur dëshmoi në Hagë pro krerëve të UÇK-së tha se Haradinaj kishte lidhje me CIA-në.

“Haradinaj gjithmonë i ka pasur lidhjet e fuqishme me të gjithë akterët në SHBA dhe i ka ruajtur edhe sot Haradinaj është i mirëpritur në SHBA”, tha Çeku./Periskopi/

Shpërndaje në: